Thursday, June 5, 2014

Dedikim - Lang Leav

Dedikim

Ajo kap lapsin e saj
Dhe mendimet për të
Fluturojnë një nga një
Në vetminë e saj. 

Për atë ajo është poetja e tij
Dhe ai poezia e saj. 

Tuesday, June 3, 2014

Unë jetoj...


    UNE JETOJ, JETOJ ...

Të them që s´më mungon
Veten keq do ta gënjeja,
Të them që s’dua të shoh
Veten rendë do ta dënoja.

Të them që mall nuk kam
E gjallë për ty po digjem,
Të them që s’ndjej aspak
Atëher’ më sdo të jetoja.

E unë, jetoj, jetoj, jetoj
Dhe pse ti më mungon,
Edhe pse malli më dogji
E me sy kudo të kërkoj.

Çdo çast që pas e lemë
Më rendë ndarjen ma bën,
Kujtimet në memorie
Më afër teje më çojnë.

Jetoj i dashur, natyrisht jetoj
Që harresën tende të sfidoj,
E kështu në heshtje të vazhdoj 
Edhe më shumë të dashuroj.