Thursday, June 5, 2014

Dedikim - Lang Leav

Dedikim

Ajo kap lapsin e saj
Dhe mendimet për të
Fluturojnë një nga një
Në vetminë e saj. 

Për atë ajo është poetja e tij
Dhe ai poezia e saj. 

Tuesday, June 3, 2014

Unë jetoj...


    UNE JETOJ, JETOJ ...

Të them që s´më mungon
Veten keq do ta gënjeja,
Të them që s’dua të shoh
Veten rendë do ta dënoja.

Të them që mall nuk kam
E gjallë për ty po digjem,
Të them që s’ndjej aspak
Atëher’ më sdo të jetoja.

E unë, jetoj, jetoj, jetoj
Dhe pse ti më mungon,
Edhe pse malli më dogji
E me sy kudo të kërkoj.

Çdo çast që pas e lemë
Më rendë ndarjen ma bën,
Kujtimet në memorie
Më afër teje më çojnë.

Jetoj i dashur, natyrisht jetoj
Që harresën tende të sfidoj,
E kështu në heshtje të vazhdoj 
Edhe më shumë të dashuroj. 

Friday, May 30, 2014

Më lini të bërtas - Sabine Sicaud

Ah, më lini të bërtas, të bërtas, të bërtas

Të bërtas sa grykën të çaj e të plas !
Të ulërij si një kafshë që therret,
Si hekuri që rrihet zjarr në farkëtore,
Si pema që këputet nga dhembët e sharrës,
Si xhami që pritet nga thika e diamantit …
Të çirrem, të bërtas, të grindem.
S’me prishet puna që njerëzit
Do tremben. Unë kam nevojë
Të bërtas që nga thellësia e shpirtit.
Njerëzit ? Se dini sa larg meje ata janë ?
Njëlloj si të mos ekzistonin fare,
Përderisa vuajtjet e dhimbjeve të mia
Më bëjnë ta ndjej veten fillikat në botë,
Si në burg vetmuar të heq e të lëngoj?
Të më flasin ? Jo, as që pres të më flasin.
Bile nuk di a duhet ndihme t’i u kërkoj
Kur si e çmendur klithmat i lëshoj,
Ditë e natë si e mallkuar nga dhimbjet,
Nga kjo egërsirë kaq mizore që më vret.
Besoni se kjo është diçka që durohet ?
Kjo dhimbje, o Zot, që djallëzisht më vret
E ngjitet e ngjitet lart pak nga pak
Me atë artin mizor të lëngimit kinez,
Që askush se sheh, bile as ti vetë,
Drejt shëndetit, shëndetit tim të brishtë ?
Eshte për atë që bërtas, ah, është për atë ! 
Në i dëgjon klithmat, shendeti im, 
Atëherë dhimbjen pse s’ma mposht ?
Pse me le te vuaj të vuaj gjer në vdekje, 
Thuajmë pse ?
Apo është ky i yti shpagim nga që kur të kisha
Për ty s’mendova kurrë, shëndeti im i pakët ?

Ai donte vdekjen, Ajo veç jetën desh...


Ai desh vdekjen dhe premtimet e saj të zbehta,
Në jetën pa shpresë të një djaloshi në përgjërim,
Ai desh të vdiste, të ndahej veç prej hidhërimit,
Të harronte ditët e netët plot dhimbje e trishtim.

Ajo jetën desh ta gëzonte plot zjarr e harrim,
Donte njerëzit dhe vitet që shkonin plot gëzim,
Qe dhurate prej qiellit e qeshur plot gajret,
Lule e pavyshkur në daç në shi a erë me tërbim.


Por një ditë prej ditësh gjithçka ndryshoi rrjedhë,
Dashuria keq i përfshiu dhe nuk ditën a benë mirë,
Se ajo shumë donte jetën e ai vdekjen fort e desh,
Cili nga të dy nga kjo betejë më i fortë do dil ?


Duheshin aq shumë sa çdo gjë do sakrifikonin,
Çdo gjë përreth familje e miq gati të mohonin,
Gjithçka për tu dashur se ajo qe pasuri e tyre,
Por ajo desh jetën te gëzonte e ai vdekjen desh …

Sa të ndryshëm po aq edhe të afërt në gjithçka,
Për dashurinë e çmendur mes tyre merreshin vesh,
Por njeri veç për vdekjen ëndërronte të ikte fluturim,
E tjetra të jetonte me të desh, pa brenga e hidhërim.

Por historia ka një fund : të ndaheshin me shtrëngim,
Ata që kishin premtuar besnikëri gjer në amshim,
E sot në dhimbje e torturë djaloshi jetën po e shkon,
Nga që vajza për të në qiell lart ka shkuar fluturim ...

Ai donte vdekjen, ajo jetën veç desh,
Ai për të jetoi, ajo për të dha shpirt …

William Shakespeare

Më mungon ti...

Ti je mungesa ime më e madhe
Që u jep frymën dhe fytyrën ditëve të mia
Jam katër stinë larg teje
Dhe kambana e kujtimeve
Godet trishtueshëm mbi gjuhëzën memece
Që lëshon tinguj të përvajshëm
Në këtë stinë të vërshimeve të ujta të kujtesës
Si të të arrij
Që të gjej veten?
Më duhet të bëhem lumë dalur shtratit
Që të prek bregun tjetër
Ku je ti
E shndrruar  në mjegull.

Kur mendoj - Petrit Qejvani

Kur mendoj se  një ditë nuk do jem,
Kur mendoj se ti një ditë nuk do jesh,
(ne s’do jemi për njeri-tjetrin në të njëjtën ditë)
Do mungojmë në apelin e madh të jetës,
Një lumë i zi ujrash të vrullshme
 Më mbyt
Dhe s’më le të të thërras Emrin.
Dallgët e tij s’më lenë të dal në breg
Të kap dorën tënde të zgjatur lemerishëm,
Të kapësh ti dorën time të zgjatur lemerishëm.
Dhe klithma jote  humbet nga rrokopuja e dallgëve
Dhe klithma ime e ngrirë nuk e arrin dot klithmën tënde
Të krijojë unazën false të shpëtimit të pamundur.
E kuptoj sa e kotë është
Të të mbush mendjen
 Se jeta është një peng i vdekjes
 Që luan me ne, krijesat naive,
Që, sa jetojmë,
 Dashurojmë fare pak
 Dhe grindemi shumë
Si të ishim të pavdekshem ...

Friday, May 23, 2014

Ditë Maji

Ishte ditë maji
I tërë qyteti më vinte vërdallë 
Dhe Dielli kishte vendosur të m'i shponte sytë
Aty - këtu ndonjë i pafat që kërkon lëmoshë
Aty - këtu ndonjë megaloman i padurueshëm 
Asnjë grimcë lumturie në sipërfaqe 
Dhe vetëm aq - ditë maji e thjeshtë...