Ah, më lini të bërtas, të bërtas, të bërtas …
Të bërtas sa grykën të çaj e të plas !
Të ulërij si një kafshë që therret,
Si hekuri që rrihet zjarr në farkëtore,
Si pema që këputet nga dhembët e sharrës,
Si xhami që pritet nga thika e diamantit …
Të çirrem, të bërtas, të grindem.
S’me prishet puna që njerëzit
Do tremben. Unë kam nevojë
Të bërtas që nga thellësia e shpirtit.
Njerëzit ? Se dini sa larg meje ata janë ?
Njëlloj si të mos ekzistonin fare,
Përderisa vuajtjet e dhimbjeve të mia
Më bëjnë ta ndjej veten fillikat në botë,
Si në burg vetmuar të heq e të lëngoj?
Të më flasin ? Jo, as që pres të më flasin.
Bile nuk di a duhet ndihme t’i u kërkoj
Kur si e çmendur klithmat i lëshoj,
Ditë e natë si e mallkuar nga dhimbjet,
Nga kjo egërsirë kaq mizore që më vret.
Besoni se kjo është diçka që durohet ?
Kjo dhimbje, o Zot, që djallëzisht më vret
E ngjitet e ngjitet lart pak nga pak
Me atë artin mizor të lëngimit kinez,
Që askush se sheh, bile as ti vetë,
Drejt shëndetit, shëndetit tim të brishtë ?
Eshte për atë që bërtas, ah, është për atë !
Në i dëgjon klithmat, shendeti im,
Atëherë dhimbjen pse s’ma mposht ?
Pse me le te vuaj të vuaj gjer në vdekje,
Thuajmë pse ?
Apo është ky i yti shpagim nga që kur të kisha
Për ty s’mendova kurrë, shëndeti im i pakët ?
No comments:
Post a Comment