Friday, May 30, 2014

Kur mendoj - Petrit Qejvani

Kur mendoj se  një ditë nuk do jem,
Kur mendoj se ti një ditë nuk do jesh,
(ne s’do jemi për njeri-tjetrin në të njëjtën ditë)
Do mungojmë në apelin e madh të jetës,
Një lumë i zi ujrash të vrullshme
 Më mbyt
Dhe s’më le të të thërras Emrin.
Dallgët e tij s’më lenë të dal në breg
Të kap dorën tënde të zgjatur lemerishëm,
Të kapësh ti dorën time të zgjatur lemerishëm.
Dhe klithma jote  humbet nga rrokopuja e dallgëve
Dhe klithma ime e ngrirë nuk e arrin dot klithmën tënde
Të krijojë unazën false të shpëtimit të pamundur.
E kuptoj sa e kotë është
Të të mbush mendjen
 Se jeta është një peng i vdekjes
 Që luan me ne, krijesat naive,
Që, sa jetojmë,
 Dashurojmë fare pak
 Dhe grindemi shumë
Si të ishim të pavdekshem ...

No comments:

Post a Comment