Pranvera hapi sytë. Ngado dëgjohen cicërimat e zogjëve. Bari pushtoi çdo cep të tokës. Dhe po dole në oborr, mbylle sytë dhe dëgjove me zemër, e dëgjon derisa fryn një fllad që të dhuron lumturi dhe jetëgjatësi.
Ah, sa e dua fshatin tim. Kur isha më e re thosha me vete "gjendemi në skaj të botës" por tani ky skaj i botës më është bërë aq i dashur, aq kuptimplotë sa që po të më jepej mundësia një milion herë të zgjedhja se ku dua të jetoj as që do të mendohesha dhe do të zgjedhja këtë vend.
No comments:
Post a Comment