Friday, May 9, 2014

Lutje ndaj Zotit

O Zot më ndihmo dhe më udhëzo që të jem e fortë dhe t'i rezistoj çdo gjëje të keqe që më ndodh. Më ndihmo t'i rezitoj padrejtësive, gënjeshtrave, vështirësive, fjalëve të liga. Më forco dhe më jep durim që të mos bie në depresion, të mos mërzitem, të mos iu dorëzohem lotëve dhe të mos heq dorë. Më ndihmo që t'i realizoj ëndërrat e mia dhe të mos mbetem nën këmbët e askujt. Mos më ndihmo kur dua të bëhem e keqe e kur dua të hakmerrem, ma zbut zemrën dhe ma shto besimin tek ti që të t'i lë ty të gjitha zgjidhjet e problemeve të mia. Nuk ta kërkoj lumturinë nëse nuk e meritoj e vetmja gjë që dua është të ma shtosh mëshirën, dashurinë, dhembshurinë dhe respektin e të mos lejosh që zemra ime të shndërrohet në gur. 

No comments:

Post a Comment