Sunday, April 27, 2014

Ata që dashurojnë akoma - Fatos Arapi

Ata qe s'kanë bukë,
kur të kujtojnë bukën,
ty dhe mua le të kujtojnë. 
Ata që s'kanë zjarr, 
kur të kujtojnë zjarrin, 
ty dhe mua le të kujtojnë.
Të pagjumët e botës, 
me syrin hapur si nata, 
në mesnatën e tyre 
ty dhe mua le të kujtojnë. 
Ata që kanë vdekur 
dhe dashurojnë akoma, 
ty dhe mua le të kujtojnë.

No comments:

Post a Comment