Sunday, April 27, 2014

Veten e vrasim përditë - Bardhyl London

Veten e vrasim perditë.
Në tavolina
të pista kafenesh. 
Në rrjeshta
të ndytë gazetash. 
Në qarqe
prapësish, intrigash. 
Vritemi
në një vdekje të ngadaltë.
Dhe, oh, Zot,
s'arrimë ta kuptojmë vetvrasjen tonë.
Vjen pastaj një çast.
Merr revolverin. 
Këmbëza
nuk hiqet.
Ke vdekur prej kohësh.
I vdekuri nuk vetvritet. 

No comments:

Post a Comment