Thursday, April 17, 2014

Charles Pennequin - Mullixhiu dhe e bija

Në fakt kjo është historia e një njeriu. Ai është mullixhi, e bija është e dashuruar. Nuk dihet mirë përse por ato janë të varfër. Thatësira. Kjo sepse ai është mullixhi. Mullixhinjtë janë të varfër në këtë vend. Dhe e bija e tij është e dashuruar. Ky është kulmi. Sepse ajo është e dashuruar me një princ. Princi ka qenë i dashuruar ai gjithashtu. Por mullixhiu ka frikë. Ai ka frikë për të bijën e vet. Ajo do të bjerë nga lart. Apo diçka e tillë. Sidoqoftë ato do t’a kenë ngushtë. I ati i thotë asaj të mos shohë ëndrra. Babai i saj është mullixhi. Këto janë të varfër. Kjo është varfëria dhe i ati i saj. Dy vjet borxhe. Huadhënës ngado. Lakmi për të bërë qejf mbarë e mbrapsht. Por është vajza e tij. Dhe kulmi : ajo është e dashuruar. Dhe me një princ për t’u vënë kapakun të gjithave. Princi u bënë kaq kohë që nuk po bëhet i gjallë. E bija e mullixhiut mërzitet. Krejt e vetme. Në fund të vrimës. Vrima e jetës së saj. Mulliri. Mulliri nuk i ka punët mirë. Mullixhiu shqetësohet. Vajza është e dashuruar me një djalë jo të rangut të saj, të llojit të saj, të kushtit të saj. Kjo është varfëria. Kjo është e shëmtuar. Skamja zë vend. Mullixhiu është akoma i ri. Dëshpërim. Ajo pret princin e saj. U bënë tani pak kohë që ai nuk po duket. Pak më përpara ato shiheshin shpesh në rrugë. Deri atëherë kur ai nuk vjen më. Tani ja ai tek duket. Ai është mbi kalin e tij. Ose më mirë është në këmbë. E dashura e saj e sheh. Ajo qan. Ajo shqetësohet. Princi jep plot para. Mullixhiu është i kënaqur. Kurse ai është i zënë ngushtë. Princi është i zënë ngushtë. E fejuara është e mërzitur. Përse gjithë kjo heshtje. Tani ai do t’a marrë atë më vete. Por vetëm pak më vonë. Pas një kohe të gjatë. Një kohe mjaft të gjatë ku vajza mërzitet. Dhe i fejuari duket i zënë ngushtë. Një kohë e gjatë ku shohim gjithashtu mullixhiun tejet të kënaqur. Ai i thotë atij Ja që kështu është. Mullixhiu. Jo princi. Princi thotë ja që kështu është. Ai ia thotë këtë vajzës. Vajza i thotë atij Nuk jam më e dashuruar. Jo. Është ai që ia thotë këtë asaj. Është djali ai që nuk është më i dashuruar. Por ai nuk i thotë nuk jam më i dashuruar. Ai i thotë : jam i paguar. Të pata thënë. Është mullixhiu. Të pata thënë që ai i thotë asaj. Dhe pastaj djali largohet. Dhe vajza gjendet e varur. Dhe mullixhiu është mplakur shumë. Ja kaq. 

No comments:

Post a Comment