Më dhembin sytë kur shoh n’oborr e në qytet
Njerëz që m’i ngrejnë nervat përpjetë
Po, ndjej në vre të zi, një dëshpërim mynxyre
Kur rroj me ata që i shoh sesi sillen ndërmjet tyre
E s’gjej veçse ngado lajka e hipokrizi
Gënjeshtër, interes, dredhi, padrejtësi
S’përmbahem dot, pëlcas dhe pleqeve dhe të rinjve
Më është mbushur koka: t’ua përplas turinjve..
Aq shumë i urrej njerëzit në përgjithësi
Sa s’dua kurrë të dukem se sillem me urtësi
Po, e përgjithshme, gjithë njerëzit i urrej
Disa pse janë të lig, keqbërës sa më s’ka
Të tjerët sepse s’kanë keqardhje për ata
Se u mungon këtyre urrejtja e pashuar
Q’ushqen një shpirt fisnik ndaj vesit të shëmtuar
Dhe nganjëherë më vjen aq rëndë e aq vështirë
Sa t’i braktis të gjithë, të zhdukem në shkretëtirë
Po nuk durohen më vuajtjet që na kurdisin
Nuk rrihet më këtu ku të gjithë ta neverisin
Se ju me njëri - tjetrin si ujqërit jetoni
Prandaj, tradhtarë, askurrë mes jush nuk do më shikoni.
No comments:
Post a Comment