Sunday, April 13, 2014

Sekretet e errësirës

Në errësirën e ftohtë të natës, kur pemëve ua prish qetësinë era e lehtë, fshihet një zë. Një zë që nuk arrijmë ta dëgjojmë ne, shpirtrat e mbushur me ligësi të kësaj bote të pisët që të vërtetën e shndërruam në gënjeshtër!
Ai zë ekziston sepse kur e thithim atë ajër të freskët na kaplon ajo ndjesia e pafajsisë pikërisht sikur kur ishim fëmijë aq të vogël e të pambrojtur që fshiheshim pas krahëve madhështor të nënave tona, së paku për një sekondë dëshirojmë të jemi të pafajshëm si atëherë, sikur vetëm edhe njëherë të vetme.. por fatkeqsisht asnjë zë që e sjell ajo erë nuk është aq i fuqishëm sa ndjenjat e këqija të kësaj bote, na lënduan shumë që të hjekim dorë nga urrejtja por as të hakmerremi zemra nuk na e lejon!!
Merr frymë thellë, ti nuk je njeri i keq nëse ndonjëherë ishe nuk është vonë të pendohesh,nëse e ke jetën e shkatërruar mos e shkatërro edhe zemren dhuroja një mundësi të gjej paqe brenda saj. Jo, mos e bëj sepse e keqja nuk mbretëron asnjëherë më shumë se e mira...

No comments:

Post a Comment