Sunday, April 13, 2014

Shpirti binjak


Që nga fëmijëria na mësojnë të besojmë në diçka që madje as ata që na e mësojnë nuk e dinë a ekziston vërtet?! Na mësojnë se ne duhet të kërkojmë dikë që do t'i përmbushë të gjitha ato që ne do të donim t'i kishim, që do të na pranojë siq jemi dhe se pa marrë parasysh rrugët e jetës ne do ta gjejmë këtë person që do t'i dashurojë të mirat dhe të këqijat tona. Por, nuk na mësojnë se si ta njohim këtë person. Çfarë nëse shpirti ynë binjak na kalon pranë dhe ne nuk e njohim?! Çka nëse shpirti ynë binjak është njeriu me të cilin ndajmë karrigen e autobusit?! Ose shpirti ynë binjak qëndron në ndonjë spital i sëmurë dhe ne nuk arrijmë të shkojmë t'ia japim lamtumirën e fundit?! Apo, edhe ai është duke të kërkuar por nuk po të gjen?! Trishtim. Realiteti dhe shpirti binjak nuk janë asgjë përveç dy gjëra që nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Madje dhe gjyshërit tanë që janë plakur bashkë nuk do të thotë se kanë qenë shpirtëra binjakë por vetëm se janë pajtuar me atë qka iu është ofruar dhe me kohën janë mësuar të bëjnë kompromis në jetën e tyre të përbashkët. Të bësh kompromis me jetën do të thotë të bësh një jetë gjysmake duke ngushëlluar veten se u pajtove me fatin se s'kishe ç'të bëje. Por, e vërteta qëndron se shpirti binjak vërtet nuk egziston sepse askush nuk e ka gjetur deri më tani. Edhe çiftet më të dashuruara që dikur i ngjanin Romeo dhe Zhulietës me kohën kanë filluar të shndërrohen në Tomin dhe Xherin. Sa kontrast apo jo? Por, kjo është ashtu siq është, dhe është një shembull që të ndalojmë së kërkuari Romeon apo Zhulietën tonë dhe të fillojmë së kërkuari njeriun që mbi të gjitha na respekton, që mund të mos jetë shpirti ynë binjak por në shpirtin e tij apo asaj je ti dhe kur e keqja iu godet ju vetëm sa ia shtrëngoni dorën njëri-tjetrit e jo t'ia lëshoni dhe kur e mira troket në derën tuaj i gëzoheni të dytë dhe e festoni bashkë.
Ai njeri mund të jetë kontrasti juaj, por po ai kontrast ju dashuron dhe e dashuroni atëherë ia vlen çdo gjë.

No comments:

Post a Comment